Dark Mode Light Mode

Xavi reagon ndaj lajmeve për kalimin e Haalandit në Barcelonë

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka ngurruar të flasë për kalimin e mundshëm të Erling Haalandin në Camp Nou në verë, megjithëse e pranoi se klubi është në treg për një sulmues.

Thashethemet për kalimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit në Barçën morën hov këtë javë, pasi menaxheri i tij Mino Raiola u pa duke biseduar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, raporton Gazeta Express.

Për më tepër, Raiola e tha haptazi se Barcelona është njëra prej klubeve të pakta ku Haalandi mund të transferohet në fund të këtij sezoni.

Advertisement

Në një konferencë për media të martën pas humbjes së Barcelonës kundër Boca Juniors në një ndeshje miqësore për nder të Diego Maradonës, Xavi s’iu shpëtoi pyetjeve për Haalandin.

“Çdo gjë është hipotetike”, tha Xavi kur u pyet nëse Barça do ta blejë Haalandin në verë.

“Është e vërtetë që ne kemi nevojë për t’u përforcuar, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

Haaland do të largohet nga Dortmundi në verë dhe sipas Raiolas sulmuesi norvegjez do të shkojë në njërën prej këtyre klubeve, Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich apo Manchester City.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =

Previous Post

‘Nuk na lejon Amerika’: Valon Murati zbulon bisedën me Hashim Thaçin në vitin 2010 për ripërcaktim kufijsh

Next Post

Lionel Messi tregon qëllimin me Paris Saint Germain

Advertisement