Dark Mode Light Mode

Vdes nga COVID-19 edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Në mesin e viktimave është edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku i cili ishte i shtrirë në spitalin e Ferizajt.

Kështu merr vesh Express nga burimet e veta.

Advertisement

Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se një rast i vdekjes është i moshës 10-19 vjeçare dhe është nga Kaçaniku.

Dy viktima janë nga Mitrovica, dy nga Gjakova, dy nga Prishtina, një nga Kamenica, një nga Podujeva një nga Prizreni, një nga Istogu dhe një nga Kaçaniku.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 1 mijë e 682 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa 263 persona janë shëruar nga ky virus.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =

Previous Post

LDK e ashpër ndaj Qeverisë Kurti për gurë-themelin e universitetit në Mitrovicë: Po e ri-instalon Serbinë në Kosovë

Next Post

​Zjarret në Shqipëri: Problematike vijon të jetë vatra në Majën e Zezë

Advertisement