Dark Mode Light Mode
Arbër Zeneli me vendim të papritur, çfarë ka ndodhur?
Presidentja Osmani bisedoi me presidentin e Izraelit, pajtohen për realizim të vizitave në Kosovë dhe Izrael
Policia jep detaje për vetaksidentin në Viti ku vdiq një grua dhe u lënduan dy të tjera

Presidentja Osmani bisedoi me presidentin e Izraelit, pajtohen për realizim të vizitave në Kosovë dhe Izrael

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog. Ajo e ka uruar presidentin Herzog për pranimin e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin në fushën e politikës, tregtisë, arsimit, energjetikës dhe mbrojtjes.

Nga ana tjetër, presidenti Herzog shprehu falënderimin për krijimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe ofroi mbështetjen e tij për thellimin e raporteve bilaterale.

Më tej, në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani potencoi se raporti i Kosovës me Izraelin është i hershëm dhe daton nga periudha e Luftës së Dytë Botërore kur shqiptarët në Kosovë mbrojtën hebrenjtë, ndërsa presidenti Herzog nënvizoi mbështetjen e shtetit të Izraelit për refugjatët shqiptarë nga lufta në Kosovë.

Advertisement

Presidentja Osmani dhe presidenti Herzog u pajtuan për komunikim të mëtejmë dhe në realizimin e vizitave përkatëse në Kosovë dhe Izrael.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − two =

Previous Post

Arbër Zeneli me vendim të papritur, çfarë ka ndodhur?

Next Post

Policia jep detaje për vetaksidentin në Viti ku vdiq një grua dhe u lënduan dy të tjera

Advertisement