Dark Mode Light Mode

Projektuesi i Ujmanit: Në rekomandimet e SHBA-së s’u përfshi asgjë çka duhet

Inxhinieri i ujërave dhe njëri prej projektuesve të Ujmanit, Avni Gjonbalaj, ka thënë se në katër pikat e rekomanduara për liqenin e Ujmanit nga SHBA për Kosovën dhe Serbinë nuk ka asgjë çka duhet të ishte përfshirë.

“Fakti që thirren në marrëveshje konform rasteve në Amerikë është i panevojshëm. Nëse i referohemi Konventës së Helsinkit është e qartë se di duhet të menaxhohen rrjedhat ndërkufitare. Ajo është e mjaftueshme dhe s’ka nevojë të thirren askund”.

“Studimi i fizibilitetit është bërë nga Banka Botërore atëherë para se të jepej kredia. Të gjithë ato janë studiuar deri në detaje. Përveç kësaj, ne e kemi bërë masterplanin e Kosovës, i cili është aprovuar në vitin 1985 dhe në atë dokument shkruhet se cilët janë parametrat e Ujmanit dhe si do të përdoret”.

Advertisement

Gjonbalaj po thotë se Serbia fare s’ka nevojë të kyçet në këtë çështje.

“Serbia e ka dhënë pëlqimin e vet për gjithë parametrat meqë kontrata me Bankën Botërore është ratifikuar në Kuvendin e Jugosllavisë dhe dihet që ratifikimin e ka nënshkruar Tito dhe e ka ratifikuar Kuvendi i Kosovës. Prandaj, nuk e di se çfarë ka me pjellë”.

Formimin e një komisioni dyshtetëror s’po e sheh problematike Gjonbalaj, por thotë se krijimi i tyre duhet të bëhet nda dy shtete që e pranojnë njëra-tjetrën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + eleven =

Previous Post

Finalja dhe gjysmëfinalet e Euro 2020 luhen në “Wembley”, lejohen rreth 65 mijë tifozë

Next Post

Ministrja e Kurtit mesazh institucioneve shqiptare: Shqipëria në emër të Kosovës mund të padisë Serbinë për gjenocid

Advertisement