Dark Mode Light Mode

Naim Tërnava operohet jashtë vendit, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, së fundmi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Si pasojë, Tërnava i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në Turqi.

Lajmin se myftiu e ka kaluar me sukses operacionin e ka konfirmuar, Sekretari i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu.

“Myftiu para disa ditëve ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses”, thotë Sadriu për Reporteri.net.

Advertisement

E Myftiu Tërnava i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij thuhet tutje në përgjigje e Sadriut.

Kujtojmë që Tërnava (60) është zgjedhur katër herë radhazi Myfti i Kosovës, post të cilin e mbanë që nga viti 2003.

Ai edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore kur edhe ishte operuar dy vite më parë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × five =

Previous Post

Profesori amerikan: Njohja e Kosovës nga Izraeli, mesazh i qartë për pesë vendet e BE’së se shteti po rritet

Next Post

Enver Hoxhaj u përgjigjet sondazheve në Skënderaj, ndizet turma (video)

Advertisement