Dark Mode Light Mode

Qetësohet Agim Bahtiri, kërkon falje për sharjen që bëri në tubim

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar falje publike pas sharjes që bëri në tubimin e mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, drejtuar personit që insistoi t’i bënte pyetje Kurtit.

Bahtiri, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se reagimi i tij ishte emocional përpara se të ishte personal, teksa ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

“Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat”, thuhet në postimin e tij.

Advertisement

Në tubimin në fjalë, një person shkaktoi tollovi pasi insistoi që t’ia parashtronte një pyetje Kurtit, përgjatë kohës sa kandidati për deputet nga radhët e VV’së, Armend Muja, e kishte fjalën.

Mbrojtja e afërt e u.d. të presidentit, personin në fjalë, e kishte nxjerrë nga tubimi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × five =

Previous Post

PDK-ja elektrizon masën me një tubim në Klinë

Next Post

Kampi i Vjosa Osmanit përplasen me PDK’në rreth vizitës në Veri: Jeni në linjë me Listën Serbe

Advertisement