Dark Mode Light Mode

Mustafa e Hoti bisedojnë me zyrtarë të lartë të EPP-së, flasin për gjendjen aktuale politike në vend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti kanë zhvilluar sot një takim online me nënkryetarin e Partisë Popullore Evropiane (EPP-së), David McAllister dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të EPP-së.

Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa foli për gjendjen aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.

Ai e njoftoi delegacionin e EPP-së për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Advertisement

“U vlerësua që z. Hoti si kryeministër ka kryer një punë shumë të mirë dhe që disponimi i strukturave të LDK-së është shumë i mirë dhe cdo ditë po rritet më shumë.

Po ashtu kryetari Mustafa u shpreh i përkushtuar për objektivat e LDK-së, përfshirë zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, forcimin e ligjit dhe rendit dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + eighteen =

Previous Post

Prishet koalicioni LDK-LVV në Vushtrri, Tahiri: Do t’i shkarkoj bartësit e institucioneve që vijnë nga kjo parti

Next Post

Kurti: Jam kundër taksës ndaj Serbisë, duhet të krijojmë marrëdhënie normale reciproke

Advertisement