Dark Mode Light Mode

Çka deklaruan, Arbër Ismajli e Agim Ademi për dy legjendat Selami Osmanin e Shukri Sylejmanin?

Gjilan – Në ndeshjen futbollistike përkujtimore e cila u zhvillua sot në Gjilan për nder dy kolosëve e donatorëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, Selami Osmani – Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka, ishin edhe dy figura të shquara nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli e kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili është një sportdashës i madh, për dy “ikonat” Gjilanase ka theksuar.
“Bezi e Shuka janë të papërsëritshëm dhe ne jemi me fat që ishin pjesë e qytetit tonë, ata me vite mbajtën gjallë sportin duke i dhënë dimension të veçantë skuadrave të tyre, ata janë legjenda që nuk do të harrohen asnjëherë, ne nga kjo bot vetëm mundemi t’ju falënderohemi përjetësisht për kontributin e tyre që përveç sportit ata ishin edhe donator të mëdhenj të kulturës, jetës shoqërore dhe ishin shumë humanitarë në kohët më të vështira për shumë familje skamnore. Faleminderit Bezi, faleminderit Shuka”, ka theksuar Ismajli.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me krenari e nostalgji ka përkujtuar dy legjendat Gjilanase.
“Kur gjithçka ishte e uzurpuar dy “kolosët” e qytetit të Gjilanit i dhanë një dimension të ri futbollit të Kosovës, ata mbajtën gjallë jo vetëm futbollin Gjilanas por edhe Kosovar, ata ishin ndër të parët në Kosovë që filluan ti paguanin futbollistët dhe gjyqtarët në kohërat të vështira të futbollit, ata janë të papërsëritshëm, duhet të jemi krenar si shoqëri dhe si komunitet që në mesin tonë kemi pasur dy figura të shquara që vështirë se do të përsëriten, ju jemi mirënjohës për jetë e mot”.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine − one =

Previous Post

Kukësi kjo strehë e shejtë për shqiptarët nga Kosova

Next Post

Murati për takimin në Tiranë: Ka ardhur koha që të tejkalohet niveli i bashkëpunimit vetëm përmes mbledhjeve të përbashkëta

Advertisement