Dark Mode Light Mode

Ismaili: Kurti rrezikoi sigurinë kombëtare kur rrëfeu se ndaloi operacionin kundër krimit në Karaçevë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, me anë tê një postimi të tijin në facebook ka përkrahur aksionon e mbrëmshëm të policisë së vendit, duke thënë se kazinot janë të ndaluara dhe ata që veprojnë në atë fushë janë kriminel.

 

Ja postimi i plotë i Ismajlit:

Advertisement

Policia e Kosovës, me aksionin e ndërmarrë në zonën kufitare të Karaçevës, goditi krimin dhe dërgoi sinjal të qartë për të gjithë ata që kanë zgjedhur për veprimtari të tyre kazinotë – tashmë të ndaluara me ligj.

Mirëpo, është shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga VV dhe LDK.

Nga përplasjet në Kuvendin e Kosovës dhe nga studiot televizive, kuptuam se ish Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë masa kundër krimit të organizuar. Edhe pse u tha se gjithçka kishte qenë gati për këtë operacion, Kurti ishte bërë avokat i këtij aktiviteti – duke zgjedhur mosveprimin. Por, nuk zgjodhi heshtjen. Në një intervistë televizive, Kurti rrëfen me qetësi se kishte refuzuar dy herë planin e policisë për goditjen e krimit.

Me zbulimin e këtij informacioni – se po mendohej të goditej krimi në Karaçevë, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni. Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të dyfishtë:

1. Pengimin e marrjes së vendimit.
2. Zbulimin e informacionit se një operacion i tillë është duke u përgatitur.

Me të parën, Kurti tregoi se heziton t’i dalë përballë krimit. Me të dytën, ai i paralajmëroi dhe informoi paraprakisht dhe publikisht kazinotë për një operacion të tillë, duke u dhënë kështu mundësi për t’u kujdesur në mbulimin e krimit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × four =

Previous Post

Gjoshi, PDK: Prokuroria të hetojë ish-kryeministrin Kurti pse ka refuzuar të mbështesë aksionin policor në Karaçevë!

Next Post

Grenell nesër në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë

Advertisement