Dark Mode Light Mode

Veseli: Heroi Xhavit Haziri pjesë e gjeneratës së çlirimtarëve

 

Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli ka përkujtuar veprimtarin e shquar të lirisë së Kosovës, ku ka thënë se heroi Haziri ka qenë pjesë e gjeneratës së çlirimtarëve.

Postimi i plotë i z. Veseli.

Advertisement

Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata.
Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.
Sot, e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

Ai do të kidnapohej nga forcat okupatore, por, shpirti i tij atdhetar, kurrë nuk do të zhduket as nështrohet. Atdheut dhe kombit i mungon ende vendi ku të vendosim kurora me lule, por nderimi nuk do të mungojë kurrë.

Lavdi e përjetshme për heroin Xhavit Haziri!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × one =

Previous Post

Lugina e Preshevës, temë tabu dhe e demonizuar për politikanët kosovarë

Next Post

Fushata e NATO-s nuk do të ishte e suksesshme pa UÇK-në në terren (VIDEO)

Advertisement