Dark Mode Light Mode

Albin Kurti i drejtohet qytetarëve para takimi që do ta ketë Kosova dhe Serbia në Washington

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të flas sot para mediave në lidhje me takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti do t’u drejtohet mediave në ora 16:00 para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu i tha Gazetës Express se kryetari i partisë, Albin Kurti do të flasë lidhur me takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Washington.

Advertisement

Kryeministri Avdullah Hoti nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në shtëpinë më të fuqishme në botë për të biseduar në lidhje me ekonominë, por që nuk është përjashtuar edhe diskutimi për temat politike.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 17 =

Previous Post

Flet kryeministri Hoti: Ja çka do të flasim sot me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë

Next Post

Kurti i drejtohet qytetarëve: Unë jam fitues i zgjedhjeve, pa mua nuk ka marrëveshje në Washington

Advertisement