Dark Mode Light Mode

Pas një sëmundje të shkurtër, vdes nëna e heroit Fehmi Lladrovci

Mëngjesin e së mërkurës, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë nëna e heroit, Fehmi Lladrovci.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është vëllai i heroit, Fehmi Lladrovci, përcjellë Klan Kosova.
”Njoftim!
Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë!
Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.
Pas një sëmundje të shkurtër, duke parë të jetësuar ëndrrën e bijve të saj, të Bijë-Nuses së ndritur, Xhevës, nga e cila mësoj të shkruaj dhe të lexoj, duke ndjerë dashurinë e madhe të bijve, bijave, nipërve e mbesave, stërmbesës, respektin e pa fund të bashkëmendimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve të birit të saj, Fehmiut”, shkruan ai.
Për shkak të situatës aktuale me pandeminë Covid-19, Lladrovci kërkon nga vizitorët që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
”Duke e ditur gjendjen e pazakontë aktuale, do ju luteshim respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Varrimi do të bëhet sot, në ora 18:00”, thuhet në njoftimin mortor të Ramiz Lladrovcit, vëllait të heroit Fehmiut

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 1 =

Previous Post

Kadri Veseli zhvendos mbledhjen e kryesisë së partisë në Prizren për rastin e Lidhjes së Prizrenit

Next Post

Shënohet 142 vjetori i Lidhjes së Prizrenit<br><br>

Advertisement