Dark Mode Light Mode

AAK votoi kundër në mbledhjen ku u hoq reciprociteti me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar kundër heqjes së reciprocitet me Serbinë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministrat Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi  dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri kanë votuar kundër, raporton Gazeta Express.

Nën udhëheqjen e kryeministrit Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Advertisement

Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit. Ai në një konferencë për media ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − 8 =

Previous Post

Qeveria heq reciprocitetin

Next Post

Erdogan uron Hotin: Do t’iu mbështes për një Kosovë të fortë<br><br>

Advertisement