Dark Mode Light Mode

Kthehet koronavirusi në Wuhan, shënohet rasti i parë prej 3 prillit

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 14 raste të reja të koronavirusit, përfshirë rastin e parë që nga 3 prilli në Wuhan.

Përderisa të enjten Kina zyrtarisht i shpalli të gjitha rajonet si zona me rrezik të ulët, rastet e reja të së dielës paraqesin rritje të madhe në krahasim me një rast të vetëm që u konfirmua një ditë më parë.

Rasti i ri në Wuhan, i pari që nga 3 prilli, më parë ishte pa simptoma, raportoi komisioni shëndetësor.

Advertisement

Përpos këtij rasti, dy raste të tjera ishin të ardhura nga shtetet e tjera. Autoritetet i regjistruan edhe 20 raste pa simptoma, që paraqet shifrën më të lartë nga 1 maji.

Sidoqoftë, gjatë periudhës 24-orëshe në Kinë nuk u raportua për ndonjë viktimë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, në Kinë janë regjistruar 82,901 raste të infektimeve dhe 4,633 të vdekur nga koronavirusi

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × four =

Previous Post

Raka paralajmëron: Mund të kemi valë të dytë dhe të tretë të virusit

Next Post

Gjoshi, PDK: Albin Kurti nuk po e lejon Arben Vitinë të japë dorëheqje

Advertisement