Dark Mode Light Mode

Koronavirusi/Rusi, rëniet misterioze nga dritaret e tre mjekëve anti-covid

Në dy javët e fundit tre mjekë rusë kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve të Federatës Ruse.
Doktor Shulepov, nga rajoni perëndimor i Voronezh, ra në 2 maj nga dritarja e katit të dytë të spitalit Novousmanskaja në qytetin Novaja Usman.



Ai punonte në repartin Covid-19 që prej 22 prillit. Në të njëjtën ditë ai publikoi një video në internet së bashku me kolegun e tij Aleksandr Kosjakin, duke denoncuar se ishte i detyruar të vazhdonte punën edhe pasi ishte testuar pozitiv në testin e tamponit.

Shulepov më vonë tërhoqi deklaratat e tij duke thënë se ai regjistroi videon ndërsa ishte në një gjendje “stresi emocional” pasi mësoi për rezultatin e provës.
Më 1 maj, Elena Nepomnjashchaja, drejtuese e një spitali në qytetin siberian të Krasnoyarsk, vdiq pasi ra nga një dritare e zyrës së saj në katin e pestë. Sipas TVK lokale, Nepomnjashchaja ra gjatë një video konference me ministrin rajonal të shëndetësisë i cili dëshironte të shndërronte një ndërtesë spitali në një repart anti-Covid 19. Nepomnjashchaja ishte kundër ministrin rajonal për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse.
Më 24 Prill, Natalija Lebedeva, drejtuese e shërbimit të urgjencës mjekësore në një qytet afër Moskës, vdiq teksa edhe ajo ra nga një dritare e spitalit, ku ajo punonte. Aksidenti u cilësua vetëm me fjalët ‘tragjik’ megjithatë, disa nga kolegët e saj raportuan në gazetën Moskovskij Komsomolets se Lebedeva ka të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje pasi u akuzua se kishte infektuar kolegët e saj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − two =

Previous Post

Nis hapja e kufijve, ja cili është shteti evropian që merr nismën, lajmin e jep ministri i Transportit<br><br>

Next Post

Covid/Austri, rihapja e aktiviteteve nuk e ka përshpejtuar infeksionin nga koronavirusi<br><br>

Advertisement