Dark Mode Light Mode

Hakerët sulmojnë gazetën “Insajderi” ua bllokojnë faqen dhe email-at zyrtarë

Web-faqja e portalit ‘Insajderi.com’ është bllokuar pas një sulmi kibernetik. Një gjë të tillë e ka konfirmuar njëri nga aksionarët e gazetës, Parim Olluri, i cili thotë se përveç faqes janë bllokuar edhe email-at zyrtarë.

Olluri thotë se për një rast të tillë e kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës derisa thotë se përkohësisht lexuesit mund t’i lexojnë në domainin e ri ‘insajderi.org’,

“Një sulm kibernetik është kryer ndaj Insajderit. Është bllokuar faqja dhe janë bllokuar e-mailet zyrtare.Rasti është hapur në Policinë e Kosovës”, ka shkruar Olluri.

Advertisement

Në faqen e portalit ‘Insajderi.com’ sot është publikuar edhe një shkrim në të cilin thuhet se ‘aksionarët e Insajderit kanë shkarkuar Vehbi Kajtazin dhe Parim Ollurin për shkak të keqpërdorimit të pozitave menaxheriale”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − three =

Previous Post

Qeveria Kurti i kthehet Pacollit: Ai duhet të rrijë në vetizolim, kërkojmë t’i tërheq fjalët për Kosovën “shtet terrorist”

Next Post

Gjysma e klubeve të Superligës kërkojnë paratë e UEFA-s në FFK

Advertisement