Dark Mode Light Mode

ShBA-ja falënderon Turqinë për ndihmat: Kjo dërgesë tregon marrëdhënien tonë të fortë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e kanë falënderuar Turqinë për ndihmat mjekësore për të luftuar koronavirusin.
“Gjatë kohërave të krizës, si përpjekja në të gjithë botën për të luftuar COVID-19, koordinimi i ngushtë midis aleatëve dhe partnerëve me mendje të njëjtë është thelbësor për zhvillimin e një reagimi të shpejtë dhe efektiv. Askush nga ne nuk mund ta bëjë këtë vetëm”.

“Në emër të qeverisë amerikane, dua të falënderoj aleancën tonë të Turqisë në NATO për dhurimin bujar të sotëm të furnizimeve mjekësore dhe pajisjeve të tjera thelbësore”, ka thënë ambasadori amerikan në Turqi, David Satterfield.

Ai ka theksuar se dhurimi do t’ju shpërndahet atyre që u duhen më së shumti në SHBA nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave.
Aeroplanët e Forcave të Armatosura të Turqisë, gjithashtu kanë shpërndarë furnizime shëndetësore kohët e fundit në Spanjë, Itali, Britani, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Libi dhe Somalia.

Amerika vazhdon të prijë me numrin e të infektuarve dhe të vdekurve në të gjithë botën nga Covid-19. Sipas World Meters, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 1,010,507 të infektuar, 56,803 viktima si dhe 139,162 të shëruar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × five =

Previous Post

Ajri i planetit 35% më i pastër, 60% e ndotjes prodhohet nga makinat<br><br>

Next Post

Ish-eurodeputeti gjerman i bindur se Kosovës i duhet Qeveria Kurti<br><br>

Advertisement