Dark Mode Light Mode

Qeveria Kurti pos akuzave verbale ndaj SHBA-së, e la edhe ambasadën e Kosovë në Uashington pa diplomat

Qeveria e Albin Kurti në pak ditë të jetës së saj në pushtet, jo vetëm që u kujdes ti dëmtoj marrëdhëninet Kosovë-SHBA, por ajo ka lënë edhe pa as një diplomat ambasadën e vendit tonë në Uashington.

Lufta frontale me deklarata ndaj qeverisë amerikane duke akuzuar të dërguarin e Presidneit Trup, Grenell për ndërhyrje në rënien e qeverisë nga kryeminitri Kurti, është shoqëruar me një iniciativë të ministry të jashtëm Konjufca për ta lënë Kosovën pa përfaqësim diplomatic në Uashington.

Sic mëson portali…..nga burimet brenda MPJ, pas ftesës së parë për ta tërhequr nga shërbimi i saj, Ambasadoren Vlora Citaku, ministri Konjufca është kujdesur që ti tërheq edhe të gjithë diplomatët e tjerë duke e lënë Ambasdën pa përfaqësim.

Advertisement

Diplomatet Modesta Imeri, Frymëzim Isufaj, Rron Dumoshi tashmë kanë marrë ftesat për kthim në Kosovë – një praktikë kjo e pazakontë që Ambasada të mbetet në mëshirën e stafit lokal dhe pa ndonje diplomat të akredituar pran shtetit nikoqir.

Të vetëm punonjës momentalisht në Ambasadë pos stafit lokal, janë vetëm atasheu i FSK dhe ai i sigurisë.

Këto lëvizje të menjëhershme të ministrit Konjufca në raport me ambasadën mësohet në Uashington, se nuk janë parë me sy të mirë as nga rrethet diplomatike në Amerikë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 4 =

Previous Post

Kurti: Në ndërmarrjet publike kemi hasur në dëshmi që do të paraqiten për në organet e hetimit

Next Post

Deputetja e VV’së i reagon Haxhiut, thotë se krimet serbe nuk duhet të falen as pas 100 vjetëve

Advertisement