Dark Mode Light Mode

Prishtina kumbon me marshin e UÇK-së

Mijëra qytetarë në Prishtinë kanë lëshuar pikërisht në ora 21:00 këngën e marshit të UÇK-së në shenjë proteste ndaj Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë hodhi akuza të pabazuara duke thënë se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë.

 

Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së por e cila u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.

Advertisement

Këto deklarata dhe mbështetja e Shkelzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratabe të Shkelzen Gashit.

Në fakt nga këto deklarata nuk u distancua as Albin Kurti por ai për shkak të presionit të madh qytetar e ka liruar sot nga detyra Shkelzen Gashin.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e marshit të UÇK-së të kënduar nga Arif Vlladi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − 4 =

Previous Post

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti mendon si shkelzen Gashi, prandaj nuk kërkoi falje e nuk u distancua nga deklarimet kundër UÇK

Next Post

Hysni Gucati i OVL UÇK-së: Gashi bashkëpunon me Serbinë, të hënën do t’i procedojmë padi<br><br>

Advertisement