Dark Mode Light Mode
Zv.ministrja e Kurtit shpërndanë muzikë serbe në Facebook
Lumir Abdixhiku kishte pëlqyer komentin e Shkëlzen Gashit për “profesionalizmin” e Dick Martyt dhe “krimet” e UÇK-së
Kurti duhej të distancohej nga Gashi, shkarkimi i tij më i dëmshëm se deklaratat

Lumir Abdixhiku kishte pëlqyer komentin e Shkëlzen Gashit për “profesionalizmin” e Dick Martyt dhe “krimet” e UÇK-së

Shkëlzen Gashi edhe në vitin 2011 kishte thënë se UÇK ka kryer krime, ndërsa kishte kërkuar që të mos etiketoheshin Carla Del Ponte dhe Dick Marty. Këtë koment të tij në Facebook, e kishte pëlqyer Lumir Abdixhiku, sot Ministër nga radhët e LDK-së.

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili gjatë ditës së djeshme nxiti reagime të mëdha, pasi në një paraqitje mediale akuzoi se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime, në fakt kishte shprehur të njëjtat qëndrime dhe në vitin 2011.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, me titull “A po shpif Dick Marty?”, Gashi shkruan se pala kosovare / shqiptare nuk mund ta mohojë se edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë janë vrarë civilë të pafajshëm serbë.

Advertisement

Duke komentuar raportin e Dick Martyt “Trajtimi çnjerëzor dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, këshilltari i Kurtit, ndër të tjera, citon zviceranin teksa pohon se “UÇK-ja ka krye shumë krime ndaj serbëve dhe shqiptarëve” dhe se “krimet e kryera prej pjesëtarëve dhe prej top liderëve të UÇK-së nuk janë dënuar”.

Gashi, po ashtu, thotë se nuk është mirë të etiketohet ish-Kryeprokurorja Carla Del Ponte, e as Dick Marty, raporti i të cilit, sipas tij, nga pikëpamja e të drejtave të njeriut është raport profesional.

Këtë koment të Shkëlzen Gashit, e kishte pëlqyer Lumir Abdixhiku, i cili sot është Ministër nga radhët e LDK-së.

Kjo deklaratë e këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti është botuar sot në media, pas asaj të djeshmes me të njëjtën përmbajtje, pas së cilës atij i është kërkuar shkarkimi. Por, Kryeministri Kurti ende nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Glauk Konjufca, i pyetur lidhur me këtë çështje në Debat Plus, ka deklaruar se shkarkimi i Shkëlzen Gashit i përket Kurtit.

“Në këtë pikë nuk pajtohem fare me Shkëlzen Gashin. Është gabim i rëndë, sepse UÇK nuk ka bërë krime… Unë nuk isha pajtuar me një këshilltar të tillë dhe natyrisht nuk kish me qenë në kabinetin tim”, ka thënë Konjufca.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 13 =

Previous Post

Zv.ministrja e Kurtit shpërndanë muzikë serbe në Facebook

Next Post

Kurti duhej të distancohej nga Gashi, shkarkimi i tij më i dëmshëm se deklaratat

Advertisement