Dark Mode Light Mode

Fyerja ndaj gruas së dhunuar, arrestohet një person nga Drenasi

Policia ka arrestuar në Drenas personin i cili dyshohet se në një portal informativ ka komentuar me fjalë fyese ndaj një gruaje të dhunuar gjatë luftës në Kosovë

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku theksohet se i dyshuari është arrestuar të martën në Drenas.

“Me datën 21.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në një portal informativ kishte bërë komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.

Advertisement

Ndërkohë, i dyshuari në një koment që kishte bërë në një portal informativ në Facebook, e kishte quajtur prostitutë një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, vetëm pse ajo e kishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − four =

Previous Post

Carragher zbulon detaje: Kur Suarez e kishte kafshuar Ivanovicin

Next Post

Paralajmëron Lulzim Basha: Opozita do të fillojë protestat, duke respektuar distancimin social<br><br>

Advertisement