Dark Mode Light Mode

Ish-ushtari i UÇK-së: Më mirë vdes se sa bëj testin e koronavirusit që u mor nga Serbia

Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në dita aty.
Kurse gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë në Kosovë pranoi një rreth 1 mijë teste për koronavirus nga Serbia.
Pas dhënies së këtij lajmi ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi. Kujtojmë këtu se ai ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se më mirë e ka të vdesë se sa të bëjë testin e koronavirusit nga ata që dha Serbia.
Ai ka shkruar:

Ma parë pranoj me vdek se me bë testin e Coronvirusit me donacion të Serbisë.

Ndërsa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në Kosovë. Po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social


Advertisement
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 3 =

Previous Post

Veseli nga Malisheva: Vetëm duke shtuar testet shkurtojmë karantinën e rihapim ekonominë  

Next Post

Ish-ushtari i UÇK-së: Më mirë të më vdes familja, sesa të testohen nga testet serbe

Advertisement