Dark Mode Light Mode
Veseli falënderon BE’në, SHBA’në dhe Turqinë: Nuk do t’i harrojmë kurrë ndihmat e juaja
Ismaili, PDK: Pas votimit të mocionit të votëbesimit do ishte e moralshme që kryekuvendarja Osmani të dorëhiqej.
Memli Krasniqi: Kurti është vetëm kujdestar i Qeverisë

Ismaili, PDK: Pas votimit të mocionit të votëbesimit do ishte e moralshme që kryekuvendarja Osmani të dorëhiqej.

Me së paku 82 vota kundër, Parlamenti i Kosovës dhe deputetët e tij dhanë një mesazh të qartë të jo vetëm kundër qeverisë së z Kurti por edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani e cila ishte mbështetëse e zjarrtë e kësaj qeverie dhe kundër mocionit. Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani ishte kundër këtij mocionin e që rrjedhimisht ka përgjegjësi edhe morale edhe institucionale që të jetë konsistente në raport me pozicionin që ka. Theksojmë se mbi 2/3 e votave ku përfshihen edhe 2/3 e votave të pakicave mund të ndërrohet Kushtetuta edhe kryetarja e kuvendit.

Me sa është bërë publike nga deklaratët e të dy partnerëve të divorcuar të koalicionit qeveritar, një ndër shkaktaret kryesore të shkaktaret kryesore të prishjes së qeverisë ka qenë cënimi i marrëdhënieve strategjike të Kosovës me aleatin amerikan. Në këtë gjë zonja Osmani ka luajtur rolin e vetë edhe në të kaluarën duke bërë pjesë në zërat që kanë dalur hapur kundër marrëveshjes së demarkacionit, e cila, në atëbotë, u përkrah fuqishëm nga Obama, Biden, Kerry e çdo përfaqësues i lartë i shtetit amerikan kur ka folur për Kosovën.

Tanimë që koalicioni qeverisës është prishur dhe qëndrimet dhe bindjet e znj Osmani kanë marrë kaq shumë vota kundër gjatë seancës së votëbesimit, unë besoj se do të ishte dinjitoze që ajo të jepte dorëheqjen nga kryetarja e kuvendit. Votat pro mocionit të votëbesimit ishin edhe vota kundër saj. Në këtë mënyrë edhe përmbushen parimet ligjore të Kushtetuës ku postin e Kryetarës së Kuvendit i takon kandidatit të partisë fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje. Mbetja e saj e mëtutjeshme në këtë post të lartë shtetërorë, në të tilla rrethana, do ta dëmtojë shumë funksionalitetin e institucionit në këtë kohë të vështirë për vendin tonë.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − 7 =

Previous Post

Veseli falënderon BE’në, SHBA’në dhe Turqinë: Nuk do t’i harrojmë kurrë ndihmat e juaja

Next Post

Memli Krasniqi: Kurti është vetëm kujdestar i Qeverisë

Advertisement