Dark Mode Light Mode

Shkencëtarët: Koronavirusi përdor sheqernat për të mashtruar sistemin imunitar, sillet si ujku në lëkurën e qengjit

Shkencëtarët e Universitetit në Southampton theksojnë se coronavirusi futet në sheqerna,të cilat pastaj i ndihmojnë që të shmanget sistemi imunitar i trupit
Ata thonë që virusi i ri përdor sheqernat në mënyrë që të futet në trup si “ujku në lëkurën e qengjit”, shkruan Independent, përcjell Telegrafi.
Ekipi i hulumtuesve, të cilin e udhëheq Mark Crispin, ka thënë që virusi megjithatë nuk është i mbrojtur si të tjerët, si p.sh. HIV, si edhe që këto informacione do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët e bëjnë vaksinën.
Ai ka shpjeguar që ky virus ka numër të madh thepash në sipërfaqe, të cilat i përdor në mënyrë që të lidhet dhe të futet në qeliza në trupin njerëzor
Ata thepa janë të mbështjellë me sheqerna, të cilat i mbulojnë proteinat e tyre virusale dhe u ndihmojnë që të shmangin sistemin imunitar të trupit. Kështu ata sillen si ujq në lëkurë qengji.
– Megjithatë, një ndër zbulimet tona kryesore është që, pa marrë parasysh sa sheqerna ka, nuk është aq i mbrojtur si viruset e tjera.

Virusi, si p.sh. HIV-i, i cili mbetet në një familje, duhet vazhdimisht të shmang sistemin imunitar të njeriut dhe prandaj ka shtresë shumë të dendur të këtij sheqeri, i cili i është mburojë – ka thënë Crispin.
Doktori ka theksuar edhe që coronavirusi sillet sipas sistemit “sulmo dhe ik” dhe që, siç e dimë, kalon nga njëri person te tjetri.
Megjithatë, ai ka dendësi më të ulët se sheqeri i përmendur, që do të thotë që ekziston pengesa e vogël për sistemin imunitar që ta neutralizojë virusin me antitrup.
Ky është rekomandim inkurajues për zhvillim të vaksinës – ka thënë ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 3 =

Previous Post

Veterani i UÇK-së shpërndanë shujta për punëtorët e pastrimit të rrugëve në Prishtinë<br><br>

Next Post

Veseli falënderon BE’në, SHBA’në dhe Turqinë: Nuk do t’i harrojmë kurrë ndihmat e juaja

Advertisement