Dark Mode Light Mode

Vuçiq: I gatshëm të bashkëpunoj me Prishtinën në luftimin e koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu gatishmërinë e tij për, siç tha, bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë, në luftën kundër koronavirusit.


Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçiq shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
“Beogradi është i vendosur për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të luftuar epideminë”, tha Vuçiq.
Komuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se 27 persona nga mjediset serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën.
Bëhet e ditur se Vuçiq dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − eleven =

Previous Post

Kurti: Ata kanë nevojë të derdhet gjaku ynë, nuk janë për shtet por për pushtet!<br><br>

Next Post

Kryeministri irlandez punon si mjek në spital për të ndihmuar në luftën me koronavirusin<br><br>

Advertisement