Dark Mode Light Mode

Haxhiu: Thaçit, Mustafës dhe Veselit sot iu paska rënë ndërmend Veriu i vendit

Pjesa veriore e Mitrovicës dhe Zveçani janë futur në karantinë për shkak të rasteve të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Kjo ka bërë që të reagojnë disa nga krerët shtetërorë të cilët kanë thënë se këto komuna po e respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Serbi dhe në këtë mënyrë po cenohet integriteti territorial i Kosovës.

Mirëpo më pas është kundërpërgjigjur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i PDK-së Kadri Veseli, si zakonisht janë në të njëjtën linjë.

Advertisement

Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë.

Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët.

Në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s’ju beson më!

#rrineshpi
#papanik

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 1 =

Previous Post

Karantinimi i dy komunave në veri, Vitia: Vendimi u mor nga ministria e Shëndetësisë<br><br>

Next Post

Sveçla: Ka mjekë nga Serbia që po ndihmojnë Kosovën

Advertisement