Dark Mode Light Mode

Xhelal Sveçla dënon tentim sulmin ndaj Buzhalës, thotë se Policia po heton rastin

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj tentim sulmit të drejtorit të Gazetës Express dhe T7, Berat Buzhala.

Sveçla ka deklaruar se policia po e heton këtë rast.

“Më vjen keq nga lajmi që dëgjova mbrëmë se ndaj Berat Buzhalës, gazetar e pronar i T7, paska pasur tentim-sulmi. Kjo është sigurisht e papranueshme dhe liria e shprehjes nuk do t’i cenohet askujt. Unë si Ushtrues Detyre i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike përveç që e garantoj këtë, ndjej shqetësim edhe personalisht. Njoftoj opinionin dhe të interesuarit se me këtë rast po merret Policia e Kosovës”, ka shkruar Ministri në detyrë.

Advertisement

“I ftoj të gjithë qytetarët për maturi në këtë kohë emergjente. Përballja me virusin Corona është i vetmi armik i yni. Dallimet dhe ndasitë tona politike duhet t’i argumentojmë me maturi dhe jo me ballafaqime fizike”, apelon ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + six =

Previous Post

Kur Muhaxheri paralajmëronte Kurtin se rrëzohet nëse merr vendime pa e konsultuar LDK’në

Next Post

Natyra Kuçi denoncon vëllain e deputetes së VV’së se po organizon turmat e linçimit

Advertisement