Dark Mode Light Mode

Naim Fetahu: Shesh me emrin e Adem Demaçit në 100 ditëshin e parë si kryetar

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu, së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit me rastin e ditëlindjes së tij.

Fetahu ka thënë se është mëkat që figura e Adem Demaçit e cila nderohet anembanë kombit, nuk ka marrë aq sa meriton nga komuna ku ka lindur.

“84 vjet më parë, u lind në fshatin Lupç të Poshtëm të Llapit heroi i Kosovës, Adem Demaçi. Me rastin e ditëlindjes së tij, bëra homazhe te varri i tij, bashkë me kryetarin Kadri Veseli. Ne sot kujtojmë me krenari e mirënjohje simbolin e rezistencës dhe luftës së shqiptarëve për liri e pavarësi, i cili gjithë jetën ia kushtoi kauzës kombëtare. Ndërkohë që figura e tij nderohet anembanë kombit, ajo nuk ka marrë aq sa meriton nga komuna ku ka lindur.”, ka shkruar Fetahu.

Advertisement

“Prandaj, në 100 ditëshin e parë si kryetar komune do ta propozoj vendosjen e emrit të tij në njërin nga sheshet kryesore të qytetit të Podujevës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bacën Adem!”, ka përfunduar ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − two =

Previous Post

Veseli: Kryeministri duhet të qartësohet, të mos ikë e manipulojë

Next Post

Memli Krasniqi: Albin Kurti sot dëshmoi se është mashtrues ordiner dhe i rrezikshëm për Kosovën

Advertisement