Dark Mode Light Mode

SHBA, Nju Jorku: Elmi Berisha zgjidhet kryetar i Vatrës

I pari shqiptar nga Kosova në historinë 108 vjeçare të Vatrës që bëhet kryetar i Vatrës

Detroit MI : Federata Panshqiptare Vatra, një nga organizatat më të  vjetra e më të njohura në ShBA sot në Detroit – Michigan ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia dhe drejtuesit e rinjë të kësaj organizate shqiptare me seli në Nju Jork, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në këtë Kuvend u ndanë mirënjohje aktivistëve dhe anëtarëve të devotshëm të Vatrës dhe u zgjodh Kryetari i i ri saj. Ai ështeë Elmi Berisha një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë i cili tash e sa vjet jeton e vepron në Nju Jork. Dhe i pari shqiptar nga Kosova, që bëhet kryetar i Vatrës në 108 vjet të saj.

Advertisement

Berisha u zgjodh me vota unanime nga anëtarë te Kryesisë ndërkaq për kryetar nderi i zgjodh Agim Rexhaj, nënkryetar i kahershëm i Vatrës dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, i cili u   « tërhoq » nga kandidimi për kryetar gjatë Kuvendit .

Vatra është themeluar nga Fan Noli e Faik Konica më vitin 1912. Prej atëherë kjo organizatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e cështjes shqiptare në Kongresin dhe diplomacinë amerikane dhe ka ruajtur traditën dhe historinë e shqiptarëve në mërgim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 2 =

Previous Post

Diskriminimi i shqiptareve ne Serbi. Ambasadori amerikan nga nesër, tri dite rresht do te qëndrojne ne Luginën e Preshevës

Next Post

Akademi përkujtimore në Bujanoc. Shqiptaret e Lugines se Preshevës perkujtojnë liderin dhe komandantin e tyre Jonuz Musliun

Advertisement