Dark Mode Light Mode

Shkon në 200 mijë numri i porosive për veturën “e dështuar” të Tesla-s

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të veturave elektrike “Tesla”, Elon Muks, ka njoftuar përmes rrjetit “Twitter” se kompania e tij i ka marrë 200 mijë porosi për modelin e ri, të quajtur “Cybertruck”, vetëm tri ditë pas prezantimit.

Në një postim të mëhershëm, shefi ekzekutiv kishte thënë se kompania i ka marrë 146 mijë porosi dhe i ka njoftuar vazhdimisht përcjellësit e tij në internet për karakteristikat e veturës së re.

Për ta bërë porosinë e blerjes së veturës, personat e interesuar duhet t’i depozitojnë 100 dollarë paraprakisht, ndërsa çmimi i veturës fillon nga 39 mijë e 900 dollarë.

Advertisement

Prezantimi i kësaj veture ishte përcjellë me një skandal pasi xhami i saj anti-plumb ishte thyer nga një goditje me një objekt të fortë. Sidoqoftë, duket se kjo nuk ka ndikuar në suksesin e veturës së re në treg për shkak të numrit të madh të porosive.

Prodhimi i kësaj veture pritet të fillojë në vitin 2021. Ajo mund të porositet me një, dy ose tre motorë elektrikë, shkruan “Reuters”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + nine =

Previous Post

Ragmi Mustafa: Shpresoj që Cakaj ta ketë seriozisht me Luginën e Preshevës, me 28 nëntor protestojmë për simbolet

Next Post

Prishtinë: Serbi ia drejton armën kosovarit, arrestohet

Advertisement