Dark Mode Light Mode

Shefi i shtabit të LDK-së Haziri ja shuan shpresat Vjosa Osmanit per “kryeministre”. E uron Albin Kurtin e VV per fitore dhe si kryeminister

Shefi i shtabit të LDK-së në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka folur për fituesin e zgjedhjeve, ku ka thënë se më 6 tetor ka fituar opozita, e jo ndonjë parti politike, shkruan “Bota sot”.

Në fund, Haziri ka theksuar se cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë, që i bie se Albin Kurti do të jetë kryeministër, pasi dje veçse është thelluar rezultati mes LDK-së dhe VV-së, nga votat e diasporës.

Postimi i plotë:

Advertisement

Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.

Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.

Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.

LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven − 10 =

Previous Post

Preshevari Liburn Aliu i kundërpërgjigjet Aleksandar Vuçiqit, ka një porosi për presidentin e Serbisë per flamurin kuqezi ne kabinetin e Albin Kurit (VV)

Next Post

Zanieri i shqetesuar per eksodin dhe papunesine në Luginen e Presheves. Cka i tha zyrtari i larte i OSBE Muharrem Salihut nga Medvegja

Advertisement