Dark Mode Light Mode

Amabsadori shqiptar në Beograd z.Caushi ka pritur kryetarin e Bujanocit z.Kamberi

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë të hënës ka qëndruar për një vizitë zyrtare  në Ambasadën shqiptare në Beograd. Në takim me Ambasadorin Shpëtim Çaushi është biseduar për rrjedhat e përgjithshme politike në rajon në dritën e zhvillimeve të fundit në Bujanoc me iniciativën për ndërrimin e emërtimeve të rrugëve .

Me këtë rast, Ambasadori Çaushi ka shprehur gatishmërinë e vet dhe të Ambasadës shqiptare për vazhdimin e bashkëpunimit me komunën e Bujanocit në të gjitha sferat me rëndësi për qytetarët e kësaj komune.

Ai ka potencuar gatishmërinë e tij dhe të Ambasadës për të vazhduar kontributin  e filluar në sferën e arsimit  në mënyrë që të vazhdohet angazhimi i tij dhe shtetit shqiptar të ndihmohen shqiptarët e Luginës së Preshevës në këtë sferë sikurse edhe në sferat e tjera me rëndësi jetësore. (EniSalihi)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 5 =

Previous Post

TURQI: Zbulohet bibla 1500-vjeçare në gjuhën aramaike, plot skerete e fakte tronditëse

Next Post

Gati kërkesa zyrtare për bashkim e Kosovës me Shqipërinë!

Advertisement