Dark Mode Light Mode

Stefanovic: Pranimi i Kosovës në Interpol, katastrofë për të gjithë

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq mendon se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore.

Nebojsha Stefanoviq ka thënë se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

“Kjo do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit”, ka theksuar ai.

Advertisement

Tutje, Stefanoviq ka shtuar se nëse Kosova do anëtarësohet në Interpol do të jetë thjesht një vendim politik i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet anëtare të botës.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =

Previous Post

E treta e Verteta-Asamblea e Pergjithshme e Interpolit sot votone per anetaresimin e Kosoves

Next Post

Lajmi fundit nga Dubai: Kosova nuk pranohet ne Interpol

Advertisement