Dark Mode Light Mode

Vucic, para Parisit ne mesin e gjeneralëve dhe ushtareve. Në Bujanoc zbarkojne mbi 1000 forca serbe te armatusr deri në dhëmbë

Bujanoc, 10 nentor -Në diten e takimit ne Parsi mes presidenti serb Aleksander Vucic dhe homologut te tij kosovar Hashim Thacit kur pritet nje “marrëveshje” dhe një marshi ne Prishtinë per “bashkim” te Lugines me Kosovën,  Lugina e Presheves prush, eshte mbusht nga qindra ushtarë dhe mjete luftarake te shoqeruar me helikopter dhe avion, njoftojne gazetarët e agjencisë së  lajmeve “Presheva jonë” nga terreni.

 

Para takimit ne Paris Vucic dhe Serbia shpreh gatishmierne e “dialogut” duke treguar dhëmbët Lugines së Preshevës 

Advertisement

Në nder të njëqindvjetorit të fitores në Luftën e Parë Botërore në Serbi sot ka zhvilluar një stërvitje të madhe ushtarake “Fituesi i Shgekullit 1918-2018” ka nisur sot ne Serbi manovra ushtarke serbe përfshirë rreth 8,000 anëtarë të Ushtrisë dhe të Forcave Ajrore dhe Forcave të Mbrojtjes Ajrore dhe më shumë se 600 sisteme luftarake dhe avionë, ku vetem në Bujanoc ka angazhuar mbi 1200 sish te armatosur deri ne dhembë.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se në kete manover ushatarke, para nsijes per Paris per t’u trakuar me presidentin kosovar Hashim Thaci,  po ndiqet nga presidenti serb dhe komandanti suprem i Ushtrise Serbe (VS) Aleksandar Vucic, Kryeministrin serb Ana Brnabic dhe zyrtarë të tjerë te larte shtetërorë .

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ushtria serbe është e përgatitur plotësisht për një stërvitje të madhe ne rajon me moton “Zhvillimi dhe përdorimi i forcës për reagimin e ushtrisë serbe”

Anëtarët e njësisë së Brigadës katërt Ushtria dhe qendër trajnimi për operacionet shumëkombëshe janë kryer nga kompleksi ushtarak “Borovac” pranë ushtrimit taktik Bujanoc ku jane dislokuar rreth 1000 ushtarë dhe 100 mjete luftarake.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 7 =

Previous Post

Mediat boterore: Kosovën e kanë njohur 144 shtete. Askush s'flet për terheqje, pos atyre serbe. Ja cfare thotë Pacolli

Next Post

Nis marshi protestues për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën

Advertisement