Dark Mode Light Mode

Albin Kurti, Liburn Aliu falënderon edhe qytetarët nga Presheva per pjesëmarrje masive në protestë

Résultat de recherche d'images pour "albin kurit liburn aliu"Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate të dërguar për media ka falënderuar gjithë qytetarët të cilët morën pjesë në protestën e djeshme të organizuar nga VV. Në thuhet se numri i madh i protestuesve tregon se Republika e Kosovës nuk është biçiklete e presidentit.

“Lëvizja Vetëvendosje shpreh mirënjohje e falënderim për të gjithë qytetarët që u bashkuan në protestën e djeshme. Ata masivisht treguan se republika nuk është biçikletë e presidentit. Republika e Kosovës i përket gjithë qytetarëve, dhe ajo nuk mund të përdoret për taktikat eksperimentale të presidentit Thaçi e të asnjë individi tjetër”, shkruhet në falënderim.

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në protestë nga të gjitha komunat e Kosovës, nga fshatrat e qytetet, pa dallim partie, shtrese shoqërore, moshe e gjinie, sipas VV tregon se këta pushtetarë që bëjnë pazare për ndarje e copëtim të Kosovës e të Luginës, e kanë popullin kundër. Zhvillimi paqësor i protestës tregoi kulturën e qytetarinë, dhe pjekurinë politike të popullit tonë.

Advertisement

“Falënderojmë posaçërisht protestuesit e ardhur nga mërgata, si dhe ata të ardhur nga trojet amtare, nga Presheva, Medvegja, Bujanoci, nga Ohri, Tetova, Kërçova, Gostivari, Struga, Shkupi e Kumanova, nga Ulqini e Malësia, nga Tirana, Vlora, Korça, Shkodra, Kukësi e nga gjithë Shqipëria. Shqiptarët nuk mund të pranojnë zvogëlim tjetër të trojeve”, shkruhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 5 =

Previous Post

ANKETA JONE: Sa i Besoni Hashim Thacit se do t’i bashkon Kosovës: Medvegja-Bujanoca-Presheva ?

Next Post

Maloku: O President! “I ka dekë nana” punēs së “korigjimit”

Advertisement