Dark Mode Light Mode

Prof. Dr.Shefqet Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejt për myslimanët

“Zoti Ismail Kadare i di këto të vërteta, apo së paku disa nga to, por ai në vazhdimësi po i sulmon myslimanët dhe po thërret që ne t’i kthehemi të kaluarës, e që kjo i bije të kthehemi në paganizëm, edhe pse këtë nuk e ka për qëllim zotëria në fjalë.  Ne duam që Zoti ta drejtoi Ismalj Kadaren e ta udhëzojë atë në rrugën e vërtet, e mos të vdes me këtë bindje. Amin. !..” ka pohuar në fund  imami nga Prishtina Prof. Dr.Krasniqi duke  shtuar se, “jam i gatshëm një duel me Kadarenë në TV me temë debati pse ai mendon se shqiptarët paskan pranuar Islamin me dhunë dhe pse s’është e vërtetë ajo hipotezë”,  ka deklaruar imam Shefqet Krasniqi për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.


“Ne Ismail Kadarenë e respektojmë si një intelektual shqiptar me famë të madhe, por me të nuk mund të jemi dakord në disa gjëra, e ndër to edhe kjo se Osmanjlinjtë e paskan përhapur fenë Islame me dhunë apo  shqiptaret nuk e kanë dashur fenë Islame dhe ata e paskan  pranuar me dhunë. Asnjëherë nuk është e vërtet e as që ka mundësi që jo vetëm osmanlinjtë, por as arabët më herët dhe as askush nuk mund e as që ka të drejt ti konvertoi njerëzit me dhunë në Islam” ka thene dr.Krasniqi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − seven =

Previous Post

Ish-presidenti serb Tadiç, Vuçiçit: Thuaj PO Kosovës anetare e OKB!

Next Post

Traditë në Luginë, dasmë pa flamur nuk bëhet !.. Presheva nuk merr nuse për merak pa bajrak!

Advertisement