Dark Mode Light Mode

Vritet “lideri i Al Kaidës” në Pakistan

Sulmi me raketa i Shteteve të Bashkuara raportohet të ketë vrarë Badar Mansurin, liderin e fraksionit taliban në Pakistan, që ka lidhje të ngushta me Al Kaidën.

Ai është vrarë në rajonin pakistanez të Vaziristanit, pranë kufirit me shtetin afgan.

Sipas burimeve në Pakistan, sulmi, që është i dyti brenda dy ditësh në këtë rajon, ka vrarë katër persona.

Advertisement

Agjencisë Reuters i është bërë e ditur se viktimat përfshijnë Mansurin, bashkëshorten e tij dhe dy anëtarë të tjerë të familjes.

Një zyrtar i Pakistan citohet ta ketë përshkruar Mansurin si “lider de facto të Al Kaidës në Pakistan”.

Mansur ka qenë përgjegjës për sulmet terroriste që zunë vend në maj të 2010-ës në Lahore dhe që rezultuan me afro 100 të vrarë.

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + ten =

Previous Post

Tre të vdekur në një shtëpi që ka shpërthyer zjarri në Drenas

Next Post

Nokia i mbyllë 4000 vende të punës

Advertisement