Dark Mode Light Mode

Shkenca: Ekspozimi i fëmijëve ndaj teknologjisë ndikon në aftësinë e tyre tek të shprehurit

Nëse më përpara fëmijët qanin kur u merrje lodrat nga duart, tani qajnë kur u merr celularin.

 

Ndonëse prindërit mahniten pas aftësisë që ka një i vogël për të naviguar në internet, vlen për t’u thënë se kjo rutinë shkakton jo pak probleme në zhvillimin mendor të fëmijëve.

Advertisement

 

Një studim i ri i paraqitur këtë javë në Pediatric Academic Societies Meeting, paraqiti të dhëna tronditëse rreth fëmijëve 6 muaj deri në 2 vjeç që përdornin tabletët apo celularët rregullisht.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr Catherine Birken, zbuloi një lidhje mes kohës së kaluar para ekranit dhe vonesës së fëmijëve për të folur. Prindërit e rreth 900 fëmijëve raportuan kohën që kalonin fëmijët e tyre me celularë dhe studiuesit më pas vlerësuan zhvillimin e gjuhës tek këta fëmijë.

 

Specialistët dolën në përfundimin se për çdo 30-minuta para ekranit rritet me 49% rreziku i prapambetjes së lobit të të shprehurit. Ky hulumtim nuk ka gjetur ndonjë lidhje tjetër midis fushave të tjera të komunikimit si gjuha e trupit dhe aftësitë sociale

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + eleven =

Previous Post

VIDEO /Qeni apo ujku, ja çfarë ndodh kur ndeshen me njëri-tjetrin

Next Post

Presheva Jonë, para një jave: Le Pen nuk zgjidhet presidente e Francës për shkak shqiptarëve

Advertisement