Dark Mode Light Mode

Ju është shfaqur raketa në Facebook? Ky është kuptimi i saj!

Facebook vazhdimisht po eksperimenton me platformën e tij – siç mund ta keni vërejtur se kohët e fundit ka shtuar storjet e stilit të Snapchat në krye të aplikacionit.

 

Dhe shtesa më e fundit në aplikacion është një ikonë e vogël në formën e një rakete, e cila është shtuar pranë butonit të miqve dhe njoftimeve.

Advertisement

 

Klikoni në të dhe ajo ju dërgon në një ‘faqe tjetër të të rejave’ – duke ju dhënë kështu edhe më shumë përmbajtje për të shfletuar.

 

Për momentin, vetëm pak njerëzve duket se iu është shfaqur kjo ikonë, pasi Facebook e ka lëshuar atë vetëm për disa përdorues të iOS dhe Android.

 

Faqja e dytë e të rejave shfaqë fotografi, artikuj dhe postime të tjera nga burime që nuk i ndjekni.

 

Por, duke e parë se çfarë pëlqeni, Facebook mendon se jeni të interesuar t’i shihni ato.

 

Kjo veçori e ri do t’i ndajë njerëzit nga përmbajtjet e ueb-faqeve.

 

Por për momentin, kjo veçori e re është duke shkaktuar huti në mesin e përdoruesve.

 

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × five =

Previous Post

Haradinaj mesazh nga Franca deputetëve: Mos e votoni demarkacionin, se nesër ju mallkojnë fëmijët e juaj

Next Post

Vuçiç, nga shahu te presidenca, me ushtrine në Bruksel luaja k...me shqiptarët

Advertisement