Dark Mode Light Mode

Vendvarrimi i Skëndërbeut – 20 mijë turistë vendas dhe të huaj e vizituan në 2016-n

LEZHË, 10 Mars/ATSH/ (By ) – Rreth 20 mijë turistë vendas dhe të huaj vizituan vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 2016. Kthimi i memorialit të Heroit tonë Kombëtar në vend pelegrinazhi, për ekspertët e Monumenteve të Kulturës në Lezhë, kërkon më shumë vëmendje për restaurimin e tij.

Vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeut në qytetin e Lezhës po shdnërrohet në vend pelegrinazhi, duke tërhequr çdo ditë e më shumë turistë nga të gjitha vendet e botës.
Për herë të parë gjatë vitit 2016 është vërejtur prania dhe e vizitorëve nga lindja e largët. Eksperti i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se në këtë drejtim ka dhënë ndikim pozitiv dhe promovimi që i është bërë Lezhës.

Por ekspertët kërkojnë ndërhyrje për të restauruar këtë vend pelegrinazhi, pasi mbulesa e vendvarrimit të Skëndërbeut është e amortizuar plotësisht.

Advertisement

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Turizmit, gjatë vitit që lamë pas, numri i vizitorëve në memorialin e Skëndërbeut ka qenë rreth 20 mijë./m.m/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 12 =

Previous Post

Demaci cfarë ju tha gazetarëve botëror në OKB për Preshevën dhe demonstratat e 11 marsit 81-ës

Next Post

36 vjet nga demonstratat e 81-shit

Advertisement