Dark Mode Light Mode

Banesat, rritet çmimi i qirave, ulet i shitjeve

Çmimet e qirave të apartamenteve në Shqipëri, me theks të veçantë në Tiranë, kanë shënuar një rritje prej rreth 9 për qind në fund 2011-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ndodh, pasi kërkesa për të marrë banesa me qira po shtohet gjithmonë e më shumë, kurse shitjet e banesave kanë rënë ose kanë mbetur në vend që prej katër vitesh.

Sipas nëndrejtorit të Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, banesat bosh e të pashitura, po jepen në një masë të konsiderueshme me qira, në mungesë të shitjes së tyre.

Advertisement

Në kushtet e mosshitjes së banesave, bizneset e ndërtimit kërkojnë nga bankat të kreditojnë konsumatorët, me qëllim blerejn e një banese. Kjo do të rriste qarkullimin e kapitalit në këtë sektor, duke shtuar rrjedhimisht të ardhurat nga TVSH-ja në buxhet.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja, ku ndërtuesit kanë një kontribues kryesor, janë tkurrur ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit 2011.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × three =

Previous Post

BESIM ABDULI: Lugina e Preshevës nuk e meriton të lihet anash nga Prishtina dhe Tirana

Next Post

Grafite “Vdekje për shqiptarët” nëpër Shkup

Advertisement