Dark Mode Light Mode

KADC bëhet anëtare me të drejta të plota në ENSP


Kosova bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare “Rrjeti Evropian për Parandalimin e Duhanpirjes” (ENSP), e përfaqësuar nga Kosovo Advocacy & Development Centre (KADC). ENSP është një organizatë joprofitabile ndërkombëtare që ka për mision zhvillimin e një strategji për veprim të koordinuar ndërmjet organizatave aktive në kontrollin e duhanit në Evropë.

Kosova në ENSP me pranimin e KADC-së si organizatë anëtare me të drejta të plota, do të jetë e përfaqësuar sikurse edhe vendet e tjera të zhvilluara të Evropës perëndimore si Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, si dhe vendet e tjera nga Ballkani si Sllovenia, Bosnja e Hercegovina.

Ky anëtarësim do të na ofrojë mundësi për të shkëmbyer informacione dhe përvoja duke zhvilluar projekte përmes aktiviteteve të përbashkëta. Bashkëpunimi do të ketë dy qëllime kryesore: zbatimin e Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit në Evropë deri në vitin 2020 dhe reduktimin e përdorimit të duhanit në më pak se 5% deri në 2040.

Advertisement

KADC duke qenë si një nga iniciatorët dhe shtytëset për miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe duke qenë pjesë e koalicionit anti-duhan, gjatë vitit 2017 ka shtyrë përpara edhe udhëzuesin për paketime të standardizuara, të duhanit.  Me qëllim që në të ardhmen të eliminohen problemet dhe sëmundjet shëndetësore që shkaktohen nga duhanpirja. Për të rritur një rini të shëndetëshme, duke i mbrojtur ata nga industria e duhanit e cila kërkon t’i josh drejt një jete të varësisë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 13 =

Previous Post

CESID: Preshevën e Bujanocit kush si pyet. Shumë pak merren vendime në krahasim me komunat tjera në Serbi

Next Post

Mediat serbe: Shuplaka e re për Serbinë nga Trump-i

Advertisement