Dark Mode Light Mode

Ambasadori amerikan në Beograd, takon kryetarin e Bujanocit dhe Preshevës

Ambasadori amerikan, Kyle Scott së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe ai Preshevës Shaip Kamberi dhe Shqipërim Arifi

 

Preshevë, 8 shkurt  -Zhvillimet e fundit në Kosovë ka bërë që ditëve të fundit shumë  qeveritarë serbë, misionet botërore në Beograd dhe  ndërkombëtarë  të intensifikojnë aktivitet e tyre përmes takimeve qoftë në Preshevë apo Beograd.

Advertisement

 

Ambasadori amerikan merr mendimin e Preshevës për kembimin e territoreve Kosovë-Serbi

Kështu sot në Beograd kryetari i komunës së Bujanocit dhe ai Preshevës Shaip Kamberi dhe Shqipërim Arifi kanë takuar ambasadorin amerikan Kyle Scott.

Ata kanë biseduar për situatën politike dhe ekonomike në rajon,  mjedis i cili konsiderohet më i varfër  në Serbi dhe rajon me një papunësi të madhe që ka provokuar largimin shumë shqiptarëve, kryesisht të rinjve nga trojet  e tyre entike, transmeton “Presheva jonë”.

Gjithashtu, ndër të tjera biseduan edhe rreth letrës së kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë dërguar Presidentit Nikolic për shkëmbim territoresh në mes Serbisë dhe Kosovës, çka ambasadori amerikan ka dëgjuar mendimet e kryetarëve nga Lugina.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 2 =

Previous Post

Bombë në qendër të Beogradit. Hidhet në ajër vetura. Bilanci tre.. VIDEO

Next Post

Serbia, a është vendi me më shumë "nepsimena" (të pashkolluar) në Evropë ? Sudimi: Cdo i pesti qytetar nuk e ka shkollën e mesme

Advertisement