Dark Mode Light Mode

Flet Rexhep Selimi: Ja çka thotë për akuzat e Imer Imerit ndaj gruas së tij

Imer Imeri dhe Shqipja, gruaja e Rexhep Selimit

Pas akuzave të bëra nga Imer Imeri, ku ai thotë që në mesin e atyre që e rrahën ishte edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Këto akuza i hedh poshtë Rexhep Selimi.

Advertisement

I kontakuar nga media ai tha që ” Nuk jam në dijeni për këto akuza, dhe shpresoj që nuk kanë arritur deri këtu” shtoi Selimi.

Imer Imeri vëllai i Haki Imerit në një rrëfim ka treguar se gjatë luftës kur ishte i burgosur në Sahan të Krumës është rrahur nga gruaja e Rexhep Selimit tani deputet i VV-së, Shqipe Selimi.

Imeri ka thënë se këtë gjë e ka kuptuar para rreth dy-3 muajve nga banorët e Krumës.

“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill”, ka treguar Ymeri. Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë”.

“Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin para dy-tre muajsh. Ajo është shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Ymeri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + 15 =

Previous Post

Imer Imeri: Gruaja e Rexhep Selimit me rrihte kur isha i burgosur nga UÇK-ja

Next Post

Profesori nga Sarajeva: Karagjorgjevic dhe Gjokovici janë shqiptarë! VIDEO

Advertisement