Kam këtë përgjigje për ju që po e kritikoni aq emocionalisht propozimin tim të botuar disa herë, edhe para 30 vjetësh, për shkëmbimin e Mitrovicës Veriore të banuar me serbë me Luginën e Preshevës – me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë.
Me dallim prej meje që do të doja ta shpëtoja Kosovën prej shtetit të quajtur Bashkësi e Komunave Serbe, domethënë prej shteteve të vogla serbe nëpër Kosovë, dhe t’i jepet Serbisë një pjesë e vogël e Kosovës Veriore e banuar me serbë dhe e sunduar edhe tani prej Serbisë, të cilëve do të mund t’u bashkoheshin edhe serbët e viseve të tjera të Kosovës, e t’i jepeshin Kosovës Presheva, Bujanoci e Medvegja me fshatrat përreth të banuara me shqiptarë, ju në realitet do t’ia dhuroni Serbisë të dyja: Mitrovicën Veriore, e cila që tani po bëhet qendër administrative, ekonomike, arsimore e kulturore serbe nën sundimin e Serbisë dhe Luginën e Preshevës, e cila do të shpopullohet prej shqiptarëve e do të popullohet prej serbëve!
E këtillë, mjerisht, është e ardhmja e çështjes ende të pazgjidhur plotësisht shqiptaro-serbe, që na e dhurojnë mendjet që mendojnë vetëm sot për sot dhe që shohin vetëm deri te kthesa e parë: vetëm deri te muri i rrënuar buzë Ibrit dhe vetëm deri te treni i dekoruar i kthyer pas Beograd-Mitrovicë! Dhe të gatshëm – që të na pagëzoni kombi kosovar!
Nuk dua të mendoj që kjo politikë është e frymëzuar më parë prej propagandës së atyre që gëzojnë frytet e tregtisë së zezë të mafisë serbe dhe të mafisë shqiptare në Mitrovicën Veriore sesa të mendjepakësisë e të padijes.
CILAT TROJE SHQIPTARE TE KOSOVES JANE “KONTESTUESE”?!
1. Ne Kosoven Lindore edhe “juridikisht”,edhepse e roberuar padrejtesisht (sic?!)
2.Ne Kosoven Veriore,de facto,edhepse jo de iure(?!)
3. Ne enklavat e njohure,edhe ne shume troje tjera te Kosoves (sic?!)
4. Duhet “precizuar”:Per ta (ri)kthyer)Kosoven Veriore (sic?!), Qosja dhe bashkemendimtaret,a “pajtohen”edhe me “dhenien” e Mitrovices Veriore,Serbise,ose vetem me tri “qytezat” tjera afer Serbise?!
Me pas,do ta merrni qendrimin e sakte te autorit (sic?!)
Me spepticizem te plote:
SALI RAMADANI-USKANA
(ish-Kercova e…)