Dark Mode Light Mode

12 vjet nga vrasja e 16 vjeçarit preshevar nga xhandarmeria serbe

Janë mbushur 12 vjet nga vrasja e 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga Rahovica e Preshevës, i cili u vra nga xhandarmeria serbe. I riu shqiptar u vra më 7 janarin e vitit 2005 në afërsi të kufirit Miratoc – Llojan.

“Sot më 07. Janar, u bëne 12 vite nga vrasja tragjike me breshërinj kallashnikovi. Ishte xhandarmëria sërbe ajo që gjuajti mbi jetën e 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga Rahovica.

Edhe pas 12 viteve asnjë përgjigje dhe asnjë përgjegjësi.
A thua kush interesohet për populltën shqiptare që jetojn në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Advertisement

I përhershëm kujtimi për Dashnimin, për voglushin i cili në ditën e kobshme, pasi e vrasin, e tërheqin zvarë deri pran kufirit tepër të përfoluir Llojan – Miratoc që të iskenohet se gjoja ka dashur të kalon kufirin.

Këto vise ditë e më tepër po zbrazen, popullata po lëshojn vatrat e tyre në kërkim të jetës dhe sigurisë për fëmijët e tyre.
Nga Zoti i madh u ardhtë dënimi atyre që qëlluan këtë engjull në pranverën e tij akoma të palulëzuar.”, ka shkruar një mesazh përkujtimor Daim Iseni, kryetari i veteraneve te UCK-se ne Maqedoni. (INA)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen − 8 =

Previous Post

Berisha: Qeveria ime kishte marrë vendim që 600 mijë euro t’i jepen Preshevës, ja kush ka faj për murin në Mitrovicë

Next Post

Kush është Iliaz Bazna, 007 shqiptar, mbret i spiunazhit botëror (Video). Ja cfare beri ai gjatë Luftës së Dytë Botërore

Advertisement