Dark Mode Light Mode

Heroi kombëtar Adem Jashari jeton në memorien e qytetarëve të Stambollit

ademi-780x439

Komandanti legjendar Adem Jashari, i cili shkroi emrin në histori gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, përkujtohet edhe në parqet e zonave Bayrampaşa-s dhe Pendik-ut në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Parku “Dëshmori Kosovar, Adem Jashari” në lagjen Çamlık të Pendik-ut është padyshim një nga vendet më të frekuentuar nga banorët e zonës.

Advertisement

Ndërsa në zonën Bayrampaşa ku jetojnë edhe njerëz me prejardhje nga Ballkani emir i Adem Jasharit përkujtohet në parkun që gjendet në qendër të lagjes Ortamahalle. Parku mban emrin “Dëshmori Jashari”.

Mustafa Harun Yılmaz, një banor i kësaj zone, thotë se pasi ka parë emrin e parkut ka bërë një kërkim për Adem Jasharin. “Kur e dëgjova emrin për herë të parë nuk e dija se kush ishte. Lexova që ka bërë histori si dëshmor për vendin e tij. Tek ne dëshmorët nuk harrohen kurrë. Shpresoj që kujtimi i tij të mos fshihet kurrë nga mendjet e njerëzve”, thotë Yılmaz në vijim të fjalës së tij.

Ndërsa edhe një tjetër banore e kësaj zone, Gülsüm Parlak, thotë se emrin e Adem Jasharit më parë nuk e kishte dëgjuar. “Kur pashë emrin e tij në tabelë, menjëherë bëra një kërkim të shkurtër nga celulari. Ishte një ushtar nga Kosova. Kishte luftuar kundër serbëve dhe bashkë me familjen e tij kishte rënë dëshmor. Vendi i tij qoftë xhenneti”, thotë ajo.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − six =

Previous Post

Intervista e Ibrahimoviç për dy fëmijë shqiptarë: Më e bukura në 10 vite

Next Post

Në Medvegjë më 28 Nëntor shqiptarët prishin koalicionin, lëshuan pushtetin për shkak politikave diskriminuese serbe

Advertisement