Dark Mode Light Mode

Shqipëria, nga Beogradi i jep krah Kosovës

Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Selim Belortaja, ka theksuar të martën mbrëma në Beograd rëndësinë e bashkëpunimit rajonal e të forumeve rajonale, dhe është angazhuar që në to të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës.

“Në harmoni me rekomandimet e partnerëve kyç ndërkombëtar, Shqipëria mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, iniciativat dhe qendrat, duke e konsideruar pjesëmarrjen e Kosovës qenësore në sfidat e përbashkëta”, ka thënë Belortaja në takimin ministror të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që po mbahet në Beograd. /rtk/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 9 =

Previous Post

DEL PONTE e brengosur që s po mundet me ja "ngjit" kërkah Kosovës dhe po akuzon tjerët..

Next Post

“Gjuha ime” për fëmijët në diasporë

Advertisement