Dark Mode Light Mode
Doktor Reshati, Legendë e mjekësisë preshevare!
Shefi i ardhshëm i OKB-së Guterres: Partneriteti me SHBA-në për adresimin e krizave në botë
Kur fëmija lind fëmijë?! Kjo ndodhë në Beograd me serben 13-vjecare

Shefi i ardhshëm i OKB-së Guterres: Partneriteti me SHBA-në për adresimin e krizave në botë

guttSekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se një partneritet i fortë me Shtetet e Bashkuara do të duhet për të adresuar luftërat botërore dhe krizat humanitare dhe ato të mjedisit.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një botë të vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kanë konfliktet janë shumëfishuar në një mënyrë dramatike, se njerëzit po vuajnë shumë”, tha Guterres përpara se të takohej me sekretarin e shtetit të SHBA-së, John Kerry, në Washington, të premten.

“Besoj se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe OKB-së është një faktor kyç në përmirësimin e gjendjes aktuale globale”, tha ai.

Advertisement

Guterres, që për një dhjetëvjetësh ka qenë kreu i OKB-së për refugjatët, do ta marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm nga koreani jugor, Ban Ki moon, më 1 janar.

“Kam gjetur se ajo që vërtetë është me rëndësi, nuk është vetëm mbështetja për njerëzit që vuajnë, por të sigurojmë se do të krijojmë kushte për njerëzit që të mos vuajnë, të ndalojmë këtë valë të refugjatëve dhe kjo nënkupton angazhim diplomatic për paqe”, tha Guterres.

Kerry tha se Guterres ishte “njeriu i momentit” dhe se “do të sjell energjinë dhe aftësinë” për detyrën e tij të re.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − fourteen =

Previous Post

Doktor Reshati, Legendë e mjekësisë preshevare!

Next Post

Kur fëmija lind fëmijë?! Kjo ndodhë në Beograd me serben 13-vjecare

Advertisement