Dark Mode Light Mode

Hillary Clinton tërhiqet nga gara. Popullata shokohet: Zoti na ndihmoftë! VIDEO

hilhlhhNdërsa duhen edhe 32 ditë nga zgjedhjet në SHBA, një komedian amerikan ka luajtur rolin e një gazetari në rrugët e New York duke i bërë kalimtarët që të besonin se Hillary Clinton ka dhënë dorëheqjen nga gara Presidenciale pasi është diagnostikuar me Zika.

Tyler Fischer, ka pretenduar se është një reporter për BBC America dhe informon publikun për “lajmin” se Hillary ka dhënë dorëheqjen pasi është sëmurë dhe Donald Trump është me shumë gjasa Presidenti i ardhshëm i vendit.

[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?v=RvPt7Nv5mHo’]

Advertisement

Por si e kanë pritur njerëzit idenë se tashmë Trump nuk ka më rivalë. Në video shumë prej tyre duken të shokuar, të mërzitur madje ka edhe nga ata që flasin për teori konspirative e se kjo pritej.

Njerëzve që kanë shprehur frikë për të ardhmen nëse Trump do të vijë në pushtet, Fischer i ka pyetur edhe nëse do të vijojnë të qendrojnë akoma në SHBA, një pjesë e tyre ka shprehur besimin se do të largohet, ndërsa një djalë është shprehur se “Jo, pasi Kanadaja do të ndërtojë një mur që do të mbajë amerikanët jashtë”, duke ironizuar  qëndrimet e kandidatit  republikan për emigrantët.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =

Previous Post

Pse Thaci dekoroi Agollin për disa strofe për Kosovën e pse jo Kadarenë për shumë libra?!

Next Post

Zyrtare: Antonio Guterres pasardhës i Ban ki moon

Advertisement